Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Presidenti të shpërndajë parlamentin”, Budina thirrje qytetarëve për protestë: Po nuk u bashkua opozita në djall të vejë…

Regjisori Edmond Budina gjatë një deklarate për mediat, në prani të protestuesve ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë rezistencën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeveria.

Po ashtu Budina u ka bërë thirrje politikanëve, opozitës si dhe presidentit Ilir Meta që të shpërndajë parlamentin, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

“Ju kërkoj ndjesë që teatri jonë u shemb, por teatri jeton. Ata sot bënë një akt kriminal. Aleanca për Teatrin nuk ka vdekur. Kriminelët deshën të vrisnin shokët tanë kur ishin brenda. Ky është një krim kundër njerëzimit, jo një krim në tentativë por një krim. Ne i kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjmë një mosbindje civile. Të thyejmë karantinën derisa të shporrim mafiozët. I kërkojmë Presidentit të shpërndajë Parlamentin ilegjitim. Ky është një Parlament ilegjitim.

Ne jemi kthyer në diktaturë. Ky ishte akti i fundit. Këtu u varros demokracia. Të vazhdojmë në protestë deri në rrëzimin e kësaj qeverie të jashtëligjshme. Partitë politike në dashin t’i bashkohen lëvizjet qytetarëve, në të kundërt në djallë të venë. Të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e qeverisë.”- tha Budina.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.