Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se kur shkon në Vlorë takohet me subjekte të OFL-së, skutave.
Meta tha se në Vlorë do të shkojë ditën dhe natën, ndërkohë që ka zbuluar dhe një darkë informale që ka mbajtur dje me gazetarë, Bujar Leskajn si dhe ka ftuar Damian Gjiknurin, i cili ka refuzuar.
Meta tha se Gjiknuri është i nxitur nga Rama që të hedhë baltë dhe shpifje mbi presidentin, ndërkohë që nuk dihet se pse socialisti e ka refuzuar ftesën për takim.
“Së pari unë dje kam pasur një darkë informale me të gjithë gazetarët e Vlorës, në këtë darkë kanë qenë të ftuar dhe zoti Bujar Leskaj, dhe zoti Damian Gjiknuri, të cilin ftova vetë përmes një telefonate, se shpeshherë është i detyruar nga kryeministri që të shpifë për mua.
Darka e djeshme kishte fokus transparencën zgjedhore, që Vlora të jetë një shembull i mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në 26 Prill do të jem në Vlorë, ditën dhe natën, duhet ta kenë të qartë se çdo skenar i zi do të jetë i papranueshëm. Ai ka shqetësimin se Ilir Meta përpiqet dhe bën gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Meta nga Fieri.
(E.K/Faxweb.al)