18:05 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pasi pyeti SPAK dhe Prokurorinë e Përgjitshme për Ministrat e rinj, Presidenti Meta dekreton qeverinë ‘Rama 3’

20:28 | 14/09/2021
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Meta dekreton tre ligjet e rëndësishme, dy prej tyre marrëveshje huaje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme qeverinë ‘Rama 3’, pasi Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK i kthyen përgjigje për pastertine e emrave të rinj të kabinetit qeveritar. Keto dekerete per qeverine e re i jane derguar kKuvendit.

Presidenti Meta i kërkoi informacion SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për sa i përket pastërtisë së emrave të kabinetit të ri të Ramës.

Prokuroria mbrëmë dhe SPAK sot i thanë Metës se asnjë nga kandidatët për ministra në qeverinë ‘Rama 3’ nuk është nën hetim nga ana e tyre.

Rikujtojmë se Meta ka dekretuar edhe Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë për herë të tretë radhazi, ndonëse para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit përplasja e tyre në distancë ishte mjaft e ashpër. Pas zgjedhjeve, Rama vendosi të shkarkojë Metën, gjë të cilën e arriti bashkë me votat e opozitës së re, por ky vendim pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e cila ka të drejtën e fjalës së fundit.

Njoftimi i plote:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

Zoti Edi Rama- Kryeministër;
Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213
Tiranë, më 14.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Kthesë në hetimet për ekzekutimin e Presidentit të Haitit, Kryeministri i vendit shënjestrohet nga prokuroria

Para

“Me ardhjen tënde më mësove që në jetë çdo gjë është e destinuar të ndodhë”, Emina Cunmulaj nënë për herë të tretë, zbulohet emri i bebit (FOTO)

Para
“Me ardhjen tënde më mësove që në jetë çdo gjë është e destinuar të ndodhë”, Emina Cunmulaj nënë për herë të tretë, zbulohet emri i bebit (FOTO)

"Me ardhjen tënde më mësove që në jetë çdo gjë është e destinuar të ndodhë", Emina Cunmulaj nënë për herë të tretë, zbulohet emri i bebit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.