Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Preken nga Covidi 2 mjekë dhe një grua në Fier, njëri prej tyre kishte qenë me pushime në…

2 mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë. Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të çojë në 3 numrin e personave të prekur në Fier në 24 orët e fundit.

Mjeku anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, pasi ka paraqitur simptoma të sëmundjes. Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës ku edhe ka pushuar, dhe ku mendohet se mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në pune, ndërsa deri me tani nuk ëhstë marrë asnjë masë për pezullimin e punës në spital. Ndërkohe një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e cuar në tre numrin e personave të prekur ne Fier brenda një dite.  Kujtojmë se ditëve të fundit Fieri ka pasur një numër të ulësh personash të prekur me Covid 19.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *