Covid 19 ka mbërritur dhe në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku rezultojnë se janë infektuar 3 punonjës të saj. Prej ditësh, tre personat në fjalë kishin simptoma dhe vetëm sot kanë marrë përgjigjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.
Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë “Lulishte 1 Maji” në Tiranë. Sakaq punonjësja me koronavirus ka infektuar edhe 2 kolegët e saj, ccka rikonfirmon atë që mediat kanë denoncuar prej kohësh, se institucionet publike janë kthyer në vatra të përhapjes së indeksionit.
Gjithashtu është mësuar se sot do të bëhet edhe dezinfektimi i gjithë institucionit. Nuk dihet ende nëse këto tre infektime, do të sjellin mbylljen e Bibliotekës Kombëtare, apo vendosjen në karantinë të personave të tjerë që kanë qenë kontakte të afërta me ta.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.