AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Po transportonin drogë me çanta drejt Greqisë, pranga dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë arrestuar në kufi me shtetin Grek, pasi janë kapur me drogë.

Ata janë kapur në një zonë të pyllëzuar dhe drogën po e transportonin me 4 çanta që përmbanin 44 pako kanabis.

Operacioni është zhvilluar në Kostur dhe sipas informacioneve shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 34 dhe 35-vjeçe, por nuk bëhen me dije identitet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM.

Kohët e fundit në Greqi janë sekuestruar qindra kg kanabis që tentohej të trafikohej nga shqiptarë.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *