Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Aksident në Tiranë, Benzi luksoz del nga rruga dhe përplas rëndë vajzën e re

Një aksident i rëndë ka ndodhr në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë pasditën e kësaj të enjteje, si pasojë e të cilit është dëmtuar rëndë një shtetase rreth 30 vjeçe.

Mësohet se automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe është ngjitur në trotuar, duke përplasur rëndë një kalimtare të moshës rreth 30 vjeç, e cila nuk është identifikuar ende.

Burime bejnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqeruar në Polici. Drejtuesi i një mjeti luksoz ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në trotuar duke goditur një vajzë që po kalonte në rrugën Xhanfize Keko. Ajo ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Sipas burimeve pranë vendit të ngjajres, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi të lartë,” raportoi gazetari i Fax Neës, Fatjon Gjinaj.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar dhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se është shoqeruar drejtuesi i mjetit, një 19 vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin në rrugën “Xhanfize Keko”.

Njoftimi i Policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.