Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë paraditen e sotme në Durrës, pas një konflikti që ka ndodhur mes tij dhe një të riu tjetër.
Mësohet se shtetasi 19-vjeçar me incialet E.H është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)