Lulzim Basha ka mbërritur në këto momente në Kavajë ku një person është plagosur me armë ditën e sotme.
Plagosja ndodhi në zyrën e PD-së në lagjen numër 5 në Kavajë, ku tre persona të identifikuar si Ndricim Jonuzi, Markel Shtylla, Dorian Troplini u konfliktuan me shtetasin Bledar Oshtuni.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se personi që qëlloi me armë është shtetasi Ndriçim Jonuzi, i cili rezulton i dënuar me 8 vite burg në Itali.
Konflikti nisi përpara zyrave të PD-së, ku 3 persona janë ulur nga një makinë me xhama të zinj dhe kanë qëlluar drejt Oshtunit. 27 vjeçari Bledar Oshtuni ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(E.H/Faxweb.al)