Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosja e Sino Llanajt, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Albert Allmuça

Plagosja e Sino Llanajt dhe e një kalimtari të rastit paraditen e sotme në rrugën “Ndre Mjeda”, vetëdorëzohet në polici biznesmeni Albert Allmuça.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Allmuça ka pretenduar në Polici se nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje, dhe se ai nuk është autori i plagosjes së Llanajt dhe një i kalimtari të rastit.

Allmuça ështe duke u marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në lidhje me ngjarjen dhe konfliktet që ka me të plagosurin.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre orë nga ngjarja, Policia e Tiranës nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me personat e përfshirë që në fakt kanë qenë lehtësisht të identifikueshëm, për shkak se kanë pasur një konflikt të hapur prej kohësh mes tyre.

Çfarë ndodhi paradfiten e sotme, lidhja e ngjarjeve dhe kronika e një ngjarje të paralajmëruar

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar ka qenë plagosja e trefishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, pas konfliktit mes dy biznesmenëve për pronësinë e një pallati në ndërtim.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit kanë mbetur të plagosur dy persona, biznesmeni Sino Llanaj, 42-vjeç, dhe një kalimtar i rastit i identifikuar si Klodjan Gomina. Po ashtu i lënduar ka mbetur roja i objektit në ndërtim, që është dëmtuar nga sende të forta dhe jo nga përdorimi i armës. Llanaj ka marrë dy plumba një në këmbë dhe një në kofshë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen Policia shpalli në kërkim biznesmenin tjetër Albert Allmuça, me të cilin Sino Llanaj është prej disa vitesh duke u përballur dhe në gjykatë, për shkak të një borxhi të papaguar.

Mëngjesin e sotëm, Llanaj së bashku me një grup personash të tjerë shoqërues të tij, kishin mbërritur në hyrjen e pallatit dhe kishin tentuar që të hynin brenda tij, por nuk janë lejuar nga roja, i cili ka mbetur i lënduar. Pas kësaj ka mbërritur biznesmeni Allmuça, po ashtu i shoqëruar nga persona të tjerë, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të Sino Llanajt, ndërsa si pasojë e një plumbi që ka bërë rikoshet, ka mbetur i plagosur dhe kalimtari Gomina.

Por duket se një tjetër ngjarje ka ndodhur në këtë pallat, ku vetëm 6 muaj më parë roja i objektit u gjet i vdekur, ndërsa policia e deklaroi si një ngjarje aksidentale. Asokohe, policia njoftoi se N.B., rreth 50 vjeç mund të kishte rënë nga lartësia.

Llanaj është investitori i parë i pallatit, i cili u ka marrë mijëra euro qytetarëve për shitjen paraprake të banesave, që më pas janë lënë ende pa u pëfunduar nga ana e biznesmenit Allmça. Qytetarët që kanë blerë te ky i fundit kanë hyrë në banesat e tyre të cilat janë të përfunduara.

Llanaj dhe Allmuça janë në një proces gjyqësor që prej vitit 2019, ndërsa Gjykata ka vendosur që afati i punimeve të shtyhet deri në vitin 2022, edhe pse afati në kontratat e firmosura me qytetarët, ka qenë viti 2019.

Në deklarimet e tyre për Fax News, të shtunën, banorët u shprehën se kërkonin që ti përfundonin vetë punimet në apartamente, po Albert Allmuça i pengonte hyrjen për shkak të konfliktit që kishte me Llanajn.

Të shtunën, edhe pse Policia ishte e pranishme, biznesmeni Llanaj mbeti i lënduar pas konfliktit fizik, ndërkohë që autorët, pavarësisht se e gjitha ngjarja u zhvillua në praninë e mediave, gjetën guximin që edhe sot të ngrinin armën dhe të qëllonin.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *