Moti i keq dhe dallgët mbi 7 ballë në det ka detyruar autoritetet të pezullojnë lëvizjet e tragetit Vlorë-Brindizi, ndërsa u është ndaluar lëvizja dhe aniejeve dhe peshkarexhave të tjera.
IGJEUM paralajmëroi dje se 5 ditët e ardhshme pritet që moti të përkeqësohet ndaj ka vënë në dijeni të gjithë banorët kryesisht të zonave bregdetare të kenë kujdes dhe të mos lëvizin për shkak dhe të përmbytjeve që pritet të përfshijnë vendin.