Një makinë blind me targa ruse është aksidentuar mbrëmjen e sotme tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa sipas raportimeve makina është gjetur e përmbysur në sheshin “Shqiponja” rreth orës 22:00.
Ndërsa në makinë nuk ka patur njeri. Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia, por ekziston edhe mundësia që mjeti të ketë qenë i vjedhur.
Mësohet se forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e saj. Mjetit të blinduar me targa ruse po i kontrollohet dokumentacioni dhe numri i shasisë, për të zbuluar më tepër rreth vendit të origjinës.