Dy makina kanë përfudnuar në një kanal në rrugën Rinas-Fushë Krujë pranë vendimit të quajtur “Kthesa e Bubqit”.
Dy automjetet, kanë përfunduar në kanal, ndërsa është plagosur 23-vjeçarja me iniciale I.S, e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 22.02.2020, në autostradën Laç-Fushë Krujë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Toyota” e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.