Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Gjirokastrës, ku sipas të dhënave zyrtare nga KQZ fituese rezulton Partia Socialiste me 24 531 vota, ose 53.83%.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 13 971 vota, ndërkohë që LSI ka arritur të sigurojë 5778 vota, por pa mundur të siguruar një mandate në këtë qark.
Të përkthyera në mandate, rezultati i dal nga zgjedhjet e 25 Prillit në Gjirokastër i jep Partisë Socialiste 3 mandate dhe Partisë Demokratike 1 mandat.