Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të vendosur mbi fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes së ditës së sotme që po mbahet për përcaktimin e fletës së votimit.
Eridian Salianji kërkon që fletën ta përcaktojë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe jo Komisioni Rregullator, sepse fleta e votimit nuk është kompetencë e Rregullatorit, sipas atij.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj u shpreh se Celibashi duhet të kishte sjellë një version përfundimtar.
(E.H/Faxweb.al)