Pas 1 ore e 45 minutash, ka përfunduar protesta e qytetarëve për vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare në plazhin e Potamit.
Të shumtë në numër, ata i bënë ‘ultimatum’ kreut të qeverisë Edi Rama që të shkarkojë nga detyra ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, drejtorin e policisë Vlorë dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro, ose përndryshe protestat nuk do të ndalen.
“Ke kohë 72 orë zoti kryeministër”-u shprehën protestuesit.
Tubimi i qytetarëve nisi në orën 19:00 para ministrisë së brendshme, e më pas marshuan drejt kryeministrisë, presidencës e së fundmi drejtorisë së policisë.