Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, këshilltarët bashkiakë kërkojnë t’ia hedhin “paq”, nisin dorëheqjet (FOTO)

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, vendim ky që u fimros nga këshilltarët e bashkisë së Tiranës, në Këshillin bashkiak kanë filluar përplasjet të mëdha.

Burime bëjnë me dija se dy anëtar të Këshillit Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen. Konkretisht kanë paraqitur dorëheqjen Genta Mezini, ish-këshilltare e LSI-së dhe dhe Ervin Mete.

Anëtarja Genta Mezini, me anë të një emaili ka njoftuar kolegët e tij se ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli bashkiak dhe arsyet sipas saj, janë personale.

Po ashtu edhe një tjetër dorëheqje ka ndodhur në Këshilli Bashkiak dhe është mbajtur e fshehtë. Ervin Mete, kryetar i G99, parti e formuar nga Erion Veliaj dhe ish-zv/ministër në qeverinë e Ramës, ka dhënë dorëheqjen në shkurt të këtij viti. Dorëheqja e tij është pranuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 18 maj.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *