Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas akuzave të Ramës për ‘bllokim të çuditshëm’, Kurti merr vendimin e rëndësishëm

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare, njofton Ministria e Brendshme.

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit, shkaktoi shumë rrëmujë ndërmjet qytetarëve dhe shoferëve të kamionëve mëngjesin e sotëm, ku u hasën me rregullat e reja që ishin vendosur nga pala kosovare.

Sot drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionet e tonazhit të rëndë, pasi do të duhet të bënin një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushtont 22 euro.

Këte veprim të Albin Kurtit për reciprociotet sa i përket pikave kufitare me Shqipërinë, homologu shqiptar Edi Rama e ka përdorur më së miri për të justifikuar qëndrimet e tij të mëparshme.

Rama shprehet se ai nuk gënjente që kur nuk i hap gjithë bota, nuk mund ta bënte Shqipëria ndërsa shton se nuk e ka me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!
Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë në doganën e Morinës, u bllokua vetëm pak orë pasi u hap ditën e sotme. Kufiri qëndroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Mbyllja e doganës së Morinës ka ndodhur për shkak se është vënë re, një paqartësi e udhëtarëve për rregullat që duhet të ndjekin dhe dokumentacionin që u duhet si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Këtë problem e kanë hasur edhe të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë në Kosovë, pasi janë kthyer përsëri pas sapo kanë kaluar kufirin me Kosovën, kjo pasi u është kërkuar një konfirmim zyrtar se janë negativ me Covid-19.

(M.Q/.Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *