Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për shtyp ku shpalli gjendjen e emergjencës sa i përket krizës energjitike, për të cilën u shpreh se do të shkaktonte rritje të lartë të çmimeve për produkte dhe shërbime të ndryshme.
Ndërsa kryedemokrati, Lulzim Basha përveç ditën e djeshme ku doli në një konferencë për mediat, sot mësohet se ka dërguar edhe një mesazh drejt deputetëve të opozitës ku u ka kërkuar që në këtë krizë të paraljmaruar , të rrinë sa më në kontakt me qytetarët për të ditur shqetësimet e tyre.
Basha: I rëndësishëm është konktakti direkt me qytetarët për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e xhepave të qytetarëve.