Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Numër shqetësues viktimash Covid në vend, regjistrohen 425 raste të reja në 24-orë

Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 12 qytetarë si dhe janë regjistruar 425 raste të reja nga 3070 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lajm i mirë për sa i përket numrit të të shëruarve ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 550 persona.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Fier, 24 raste në Gjirokastër, 20 raste në Kurbin, Lushnje, 17 raste  në Vlorë, 15 raste në Korçë, Berat, 12 raste në Durrës, Kukës, 11 raste në Kavajë, Pogradec, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër,  Vau Dejës, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Devoll, Patos, 5 raste në Krujë, Kamëz, Memaliaj, 4 raste në Tropojë, Ura Vajgurore, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Mirditë, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Skrapar, Vorë, Maliq, 2 raste në Elbasan, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë, 1 rast në Has, Mat, Delvinë, Dibër, Roskovec, Himarë, Klos, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.