Është shtyrë sërish seanca për Arbër Çekajn, në gjykatën e posatshme, për shkak se mungonte avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
Sipas gjykatës avokati Haxhia nuk ka paraqitur asnjë dokument për të justifikuar mungesën në seancën e sotme. Togat e zeza vendosën të gjobisin Maks Haxhia me 5000 lekë të reja.
Çështja Çekaj zvarritet tashmë prej dy vitesh, nga koha kur u kapën 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. Çekaj u arratis në Gjermani ku kërkoi edhe azil, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë.
Prokuroria e Krímeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite bùrg për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden”, por duke qenë se gjykimi ishte i shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për 21 vite bùrg, Çekaj do të vuajë vetëm 14, pasi ulet 1/3.
Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite bùrg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata.