Ekipi i Partizanit ka ndërprerë punën me trajnerin italian Adolfo Sormani, ndërsa ekipi në tre ndeshjet e ardhshme do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.
Duket se ”qershinë mbi tortë” për ndërprerjen e kontratës me Sormanin, e bëri ndeshja me Tiranën, ku italiani nuk u paraqit në stol, për shkak se 5 lojtarë të skuadrës së kuqe rezultuan me Covid 19. (Boldor, Ferati, Kote, Mala e Çinari). Ky është shkarkimi i dytë për të nga stoli i “demave”
Njoftimi i Partizanit:
FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.