Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Nuk të vjen turp, ke ngrënë dy gola”, shoqërohet në polici trajneri që dhunoi futbollistët e rinj

Trajneri Ndue Tarazhi, i ekipit Laçi U 17,  është shoqëruar në polici pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku dhunonte futbollistët e rinj.

Në video duket një nga trajnerët dhe pjestarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshje.

Teksa janë mundur, trajneri i acaruar me lojtarët e tij, teksa i tregon se kush kishte fajet gjatë ndeshjes, fillon edhe të godasë lojtarët e vegjël që qëndrojnë të ulur para tij.

Në një moment, një nga lojtarët edhe ngrihet për të mos duruar më. Pamjet e mëposhtme janë vërtetë të turpshme!

FJALA E TRAJNERIT:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço.

Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp.

Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *