Kruja vazhdon të jetë një nga qytetet me raste të shtuara me Covid 19, duke u renditur në vendin e dytë pas Tiranës, edhe pse me numër popullsie disa herë më të vogël.
Në 24 orët e fundit burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 10 persona kanë rezultuar pozitiv nga 34 testime që janë kryer gjithsej. Kjo është një shifër më optimiste se një ditë më parë, ku u shënuan 13 raste pozitive.
Ndërkohë ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rastet e zbuluara në të gjithë vendin, ndërkohë që dje u shënuan 64 të tilla, dhe 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv.
Numri i personave që kanë pasur nevojë për shtrim në spital ka shkuar mbi 80, ndërkohë që prej javësh numrat e rasteve vijojnë që të jenë disafish më të larta se koha kur shqiptarët qendruar në ka.rantinë dhe masat ishin më të rrepta.
(E.K/Faxweb.al)