Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Nuk ka paqe për Tom Doshin, prokuroria i kërkon të dhëna Yuri Kim

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me krime të mundshme, apo të dyshuara që mund të ketë konsumuar kreu i PSD-së Tom Doshi.

Prokuroria deklaron se ambasadës i është kërkuar që të tregojë gjithçka që di për Tom Doshin, të cilit i është ndaluar hyrja për në SHBA që prej vitit 2018, së bashku me të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Sipas Prokurorisë, në varësi të përgjigjes që do ti jepet nga ambasada e SHBA-ve do të merren dhe hapat e mëtejshëm, lidhur me kandidmin e Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kjo lëvizje e prokurorisë vjen pas thirrjeve publike të Yuri Kim që Doshi të mos kandidojë në zgjedhje, por sipas KQZ kandidimi i tij nuk bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit, pasi ndaj tij nuk ka asnjë dënim të formës së prerë nga Gjykatat në vend.

Vetë Doshi nga ana e tij është shprehur se ai është një nga mbështetësit më të mëdhenj të SHBA-ve, dhe një prej faktorëve kycc të kalimit të Reformës në Drejtësi në Kuvend, aq shumë e kërkuar nga ana e amerikanëve.

“Unë jam një mbështetës i Amerikës” , tha Doshi në fjalën e tij para kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi. “Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në parlament”, deklaroi më tej Doshi. (Lexo edhe ketu) 

Në total prokuroria është duke kërkuar dhe mbledhur informacion për 28 kandidatë për deputetë në listat e 25 Qershorit, për të cilët ka indicie se mund të jenë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.