Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, do të takojë dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ndryshe nga axhenda zyrtare që ishte prezantuar nga kryeministria.
Burime bëjnë me dije ekskluzivisht për Fax news se takimi mes Ramës dhe Kurtit do të mbahet pasditen e sotme rreth orës 17:00 në zyrat e VV-së. Ky është takimi i parë që Rama dhe Kurti kryejnë mes tyre, që pas përplasjeve në distancë për çështjen e kufijve dhe minishengenit ballkanik. Rama do ti nisi takimet sot me Fatmir Limajn, kryetar i Partisë Nisma Social-Demokrate në orën 13:15, drekë pune e shtruar nga Fatmir Limaj në orën 14:00.
Me pas kryeministri do të zhvillojë një takim në orën 15:00 t me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit. Në orën 16:00 Rama do të takojë kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin.
Në orën 18:00, Rama do të zhvillojë një takim me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së dhe në orën 18:50 do të zhvillojë një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Pas takimit me Ramën, Thaçi do të ketë një komunikim për mediat rreth orës 20:00 mbi aktakuzat e ngritura kundrejt tij. Ish-kryeministri Sali Berisha në një shkrim të bërë publik dje, tha se Rama do të shkojë në Prishtinë për të ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veças të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.
(E.K/Faxweb.al)