Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nuk gjen qetësi Kadastra e Vlorës, dorëhiqet drejtori i pestë brenda pak muajsh

Fax Web raporton se është dorëhequr Bilbil Aliaj, nga drejtimi i Ashk Vlorë, i cili u emërua në detyrë në 4 shkurt 2020 dhe e mbajti detyrën për rreth 4 muaj.

Ende nuk bëhen të dituar arsyet e dorëheqjes së tij, por Aliaj është drejtori i pestë brenda një viti që është larguar nga Kadastra e Vlorës.

Aliaj u emërua drejtor i Kadastrës në vend të Taulant Canametit, që qëndronte i komanduar në post prej nëntorit të vitit të kaluar.

Hipoteka e Vlorës u përfshi nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.

Në harkun e tre muajve, tre drejtues të Kadastrës kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan me vëretje.

Alteo Nazëraj e drejtoi Hipotekën vetëm për 10 ditë, ndërsa drejtimi i Florian Almadhit, Elona Hodajt dhe Taulant Canametit zgjati me pak muaj.

Më 11 shtator policia tha se kishte vënë në hetim 23 punonjës të Hipotekës për shpërdorim detyre, ndërsa më parë qe raportuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte nisur auditimin e punës së 4 viteve të fundit në Hipotekë.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *