Një anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitiv me Covid 19, dhe për këtë shkak është pezulluar përkohësisht procesi i Vetingut.
Mësohet se menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë, u është bërë tamponi dhe 11 komisionerëve të tjerë të KPK-së dhe pritet përgjigja e tyre.
Nuk dihet ende nëse të gjithë anëtarët e KPK do të vendosen në një karantinë 14 ditore, e cila do të vononte edhe më tej procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendin tonë, që vijon tashmë prej disa vitesh.
Në të gjithë vendin rastet me Covid janë rritur ndjeshëm, ku prej tre ditësh ato e kanë kaluar shifrën e 300 infektimeve ditore. (E.K/Faxweb.al)