Kryetari i Partisë Demokratike ka mbërritur në sheshin Nënë Tereza, ku PD-ja celi sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PD-së ka kaluar mes turmës së madhe të mbështetësve të Partisë Demokratike, të cilët i ka përdhëndetur nga afër në shenje falenderimi për ardhjen e tyre.
Duke mos mundur t’i takojë të gjithë nga afër, të tjerët Basha i ka përshëndetur me dorë nga larg.
Fushatën e Partisë Demokratike e ka nisur zyrtarisht tenori i famshëm, Kastriot Tusha, i cili këndoi live himnin e flamurit, në këndimin e të cilit e shoqeruan të pranishmit, përfshirë dhe Bashën.
(E.H/Faxweb.al)