AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nga nesër ushtria dhe policia dalin në terren me ‘dorë të hekurt’. Plani për izolimin e virusit

Nga nesër policia dhe ushtria do të jenë në terren për të ‘izoluar’ çdo person që duhet të jetë në vetëkarantinim. Pritet të ngrihen postoblloqe në pika kyçe në të gjithë vendin, në hyrjet dhe daljet e çdo qyteti për të ndaluar çdo qytetar që duhet të jetë në vetëkarantinim, sidomos të kthyerit nga Italia të cilët e kanë të detyrueshme këtë proces për të paktën 2 javë.

Policia ka të dhënat e çdo qytetari që ka hyrë në Shqipëri nga shteti fqinj dhe do të monitorohen 24 orë për të mos lejuar lëvizjen e tyre jashtë ambienteve ku duhet të jenë të izoluar.

Në raste emergjente Ministria e Brendshme do të kërkojë dhe ndihmën e Forcave të Armatosura për të izoluar çdo rast që refuzon të zbatojë urdhrin për vetëkarantinim.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 12 raste me koronavirus, ndërsa në gjendje të rëndë paraqitet një grua 73 vjeç në Durrës me patologji të mëparshme.

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *