Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur. Mësohet se makina me drejtues shtetasin G.M ka përplasur një biçkiletë, e për pasojë ka humbur jetën biçkilisti me iniciale XH.M, 70-vjeç.
Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi G. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 20.09.2020, në rrugën “Martin Camaj”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale Xh. M., 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.