Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndryshon ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e mbajtur këtë të dielë njoftoi ndryshimin e disa masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në komunikatën e bërë publike nga ministrja Manastirliu, u njoftua shkurtimi i orës policore nga fasha orare 20:00-06:00 që është aktualisht, në fashën e re që hyn në fuqi ditën e nesërme dhe do të jetë 22:00-06:00.

Gjithashtu u njoftua hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe, ndërkohë që masat e tjera ekzistuese mbeten në fuqi.

Viti i fundit ka qenë një vit mjaft sfidues për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor. Vlerësojmë që këshillat e Komitetit të Ekspertëve kanë qënë ato të duhurat.

Kemi vijuar të marrim vendime për uljen e rasteve të reja.

Masat tona kanë qenë të një natyre të shënjestruar, por këto masa kanë bërë që ne të shmangim rritjen e kurbës së infektimeve dhe ngarkesën e sistemit shëndetësor.

Jemi falenderues nda qytetarëve dhe biznesit për respektimin e masave. Jemi duke monitoruar situatën dhe për sa kohë viruesi është prezent duhet të jemi vigjilent dhe të vijojmë respektimin e masave. Po ecim me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, ku tashmë më shumë se 192 mijë pensionistë janë vaksinuar.

Jemi të vendosur për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime deri në maj.

Situata epidemiologjike shfaqet e qëndrueshme me një rënie të incidencës, kemi një rënie të shtrimeve të spitale. Prej 4 ditësh kemi mbylljen e spitalit COVId4.

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve.

Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet“, tha Manastirliu.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.