Procesi i numërimit të votave në ambientet e shkollës ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet është ndërprerë dhe pritet të rifillojë ditën e nesërme në orë 08:00. Shkak për këtë ndërprerje është bërë lodhja fizike e numëruesve dhe vëzhguesve, të cilët prejgati 30-orësh kanë vijuar punën për numërimin e fletëvotimeve.
Në shkollën Vasil Shanto bëhet numërimi i një prej Njësive më të mëdha të kryeqytetit që është ajo e Njësisë 5. Rezultati aktual në këtë Njësi teksa janë numërmuar 49 kuti nga 95 në total është: PS: 9658, PD: 6163, LSI: 1266, PSD: 413.