Seretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar mbrëmjen e sotme se takimi i Kryesisë së PD-së për miratimin e kandidaturave për kreun e Selisë Blu do të mblidhet në datë 23 maj ora 18:00.
Në këtë mbledhje do të miratohet përvecc kandidatëve edhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.
Rikujtomë se deri më tani janë 5 demokratë në garë për karrigen e drejtimit të PD-së. Ata janë Lulzim Basha, Ibsen Elezi, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i kandidaturave për Kryetar.
- Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.
Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi
(E.H/Faxweb.al)