Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbardhet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për fundjavën: Kush janë aktivitetet që do të lejohen dhe oraret

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin e plotë për këtë fundjavë, lidhur me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, si dhe për hapjen e aktiviteteve dhe bizneseve.

Në urdhrin e firmosur këtë mbrëmje, MSH bën me dije se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur në qytetet për pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike, ku do të lejohen vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur.

Ndërkohë, sa i takon lëvizjes, e shtuna dhe e dila do të jenë për këmbësorët pensionistë dhe prindërit me fëmijë.

Më poshtë, urdhri i MSH: Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *