Presidenti i vendit Ilir Meta ka denoncuar paisjen me letërnjoftime në Bashkitë e qarkut Korçë, të disa personave që sipas tij kanë rekorde kriminale.
Meta tha se në Maqedoninë e Veriut skandali që ka gjenezën në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha, dhe ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve atje.
Presidenti deklaroi se ai ka njoftuar për këtë skandal prokurorinë, ndërsa u kërkoi të gjithë drejtuesve të institucioneve që të tregohen të kujdesshëm me veprimet që bëjnë përpara zgjedhjeve.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Në qarkun e Korçës, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me letërnjoftime me të dhëna të personave të tjerë. Shtetas të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me letra identifikimi, ky rrjet është zbuluar nga vende të tjera, dhe përbën një skandal në Maqedoninë e Veriut. Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar disa persona, përfshirë edhe disa punonjës të policisë.
U bëj thirrje gjithë zyrtarëve shteëror të kenë kujdes. Qytetarët të mos paraqiten në qendrat e votimit me dokumete të rreme, se do mbajnë përgjegjësi nga i pari deri te i fundit.
U kam kërkuar organeve përgjegjese të nisin menjëherë hetimet, për këtë veprimtari të paligjshme dhe kriminale, si dhe për të ruajtur të pacënuar integritetin zgjedhor. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, sa e ardhmja europiane e të gjithë shqiptyarëve.
Kush falsifikon, kush tenton të prek votën, do ta ketë vendin në burg. Presidenti është në detyrë dhe në monitorim, sesi institucionet qeveritare veprojnë për të mbrojtur integritetin zgjedhor në kohë”, u shpreh Meta ndër të tjera.
(E.K/Faxweb.al)