Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Meta letër Ruçit pasi i kërkoi emrin për kreun e KLSH-së: Po më bëhet presion politik për kandidatura siç i do mazhoranca

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, pas kërkesës së këtij të fundit për një emër për kreun e KLSH-së.

Duke ju referuar refuzimit të tre emrave kandidatë për kreun e KLSH-së, nga ana e mazhorancë parlamentare, Meta nënvizon se nisi një fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH dhe kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit.

Meta bën me dije se i ka kërkuar kreut aktual Bujar Leskajt që të qendrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Bujar Leskaj të mos i bindet asnjë urdhri për uzurpimin e këtij institucioni kushtetues”- nënvizon Meta.

“Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale

Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca

Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidentin. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë.”- shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta i ka propzuar ditën e sotme Kuvendit emrin e kreut të KLSH-së, Arben  Shehun, për të cilin thotë se është një kadidat shumë i pershtatshëm, me përvoje, profesionalizëm dhe me dinjitet

“Dr. Arben Shehu është diplomuar jurist dhe është një ndër njohësit më të mirë të së drejtës penale. Dr. Shehu është gjithashtu i diplomuar edhe në fushën e administrimit të biznesit, me një përvojë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore

Kuvendi i Shqipërisë do ta shqyrtojë këtë kandidaturë brenda këtij sesioni parlamentar, me objektivitet dhe me përgjegjshmëri.”- shprehet Meta.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *