Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“I zura pritë për ta trembur”, flet autori që plagosi Hilë Gjinin para fëmijëve: Kemi pasur konflikte të vazhdueshme

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Gjergji Gjinin, autorin e plagosjes së Hilë Gjinit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës kur Hilë Gjini po përcillte fëmijët për në shkollë dhe mori dy plumba në bark.

Hila ka qenë në makinë së bashku me 4 fëmijët e tij kur i ka dalë para Gjergji me pistoletë në dorë, të cilën e lëvizte sa majtas dhe djathtas. 43-vjeçari ka dalë nga makina dhe teksa ka tentuar që t’i marrë pistoletën ai ka goditur dhe e ka plagosur në këmbë.

“I zura pritë për ta trembur, nuk kisha qëllim ta plagosja. Kemi pasur konflikte të vazhdueshme me Hilë Gjinin”, tha autori para gjykatës duke pranuar se konfliktet e tyre lidhen me pronat.

Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një mase më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Hilë Gjini ka dhënë nga spitali i Lezhës një intervistë për një emision televiziv, ku ka treguar versionin e tij të ngjarjes. I pyetur se a ka patur probleme prone me të akuzuarin, ai u shpreh se nuk ka patur asnjëherë probleme me të. Ndërkohë shton se Gjergji ka patur konflikte të tjera, por vetë ai nuk ka patur asnjëherë probleme me të.

Lidhur se si ishte rrjedha e ngjarjes, 43-vjeçari tha: “Isha në makinë me 4 fëmijët. Doli para Gjergji i cili po luante armën sa majtas dhe djathtas për të gjuajtur drejt makinës. Aty vendosa që të dilja jashtë. Një plumb më kapi në këmbë, pasi ja ula armën”.

Hila shton se më pas kanë dalë fëmijët dhe gruaja e tij, të cilët janë përleshur me 69-vjeçarin për t’i marrë armën.

“Unë isha në tokë se arma bën punën e vet. Por nusja me fëmijët arritën t’ia merrnin. Ka gjuajtur një plumb kur po përlesheshin fëmijët më të, por fatmirësisht nuk i kapi. Kur i pashë fëmijët të përlesheshin me të, unë isha në tokë e nuk mund të bëja asgjë. Nuk i kisha humbur ndjenjat, por nuk isha i zoti për të lëvizur. Pasi i morëm armën, gruaja ia dha vajzës dhe ajo u largua. Nisi të gjuante me gurë dhe më pas u largua. Fatmirësisht ata janë mirë”, përfundoi Hilë Gjini.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *