Nga dita e sotme rinisin udhëtimet në drejtim të Italisë me target në linjen Durrës-Bari, pas kufizimit të lëvizjes në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Kompanitë e trageteve njoftojnë pasagjerët se mund të udhëtojnë nënshtetasit italianë dhe ato që kanë leje qendrimi.
Në njoftim thuhet se udhëtimet do të kryhen vetëm në linjën Durrës-Bari.
“Duke filluar nga sot të gjithë pasagjerët me nënshtetësi italiane ose me leje qëndrimi në Itali mund të udhëtojnë vetëm nga Durrësi në Bari”, përfundon njoftim.