Më në fund një lajm i mirë nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andi Përmeti, i cili ka fituar betejën me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla.
“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19, gjej rastin ta ndaj dhe me ju këtë lajm të mirë”, tha Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend. Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për trajtim të specializuar në Turqi.
Fatmirësisht deputeti 33-vjeçar e fitoi betejën ndaj virusit vdêkjeprurës, duke gëzuar më së shumti familjarët e tij. Përmeti ndodhej prej më shumë se tre javësh në Turqi, ku qendoi në repartin e terapisë intesive.
(E.K/Faxweb.al)