Shënohet mbytja e parë në plazhin e Velipojës në këtë sezon turistik. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mëngjes dhe víktimë është Martin Gjini 76 vjeç nga Gjakova, pushues në Velipojë.
Ai ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det. Edhe pse ka pasur ndërhyrje për ti dhënë ndihmën e parë, Gjini nuk ka mundur të mbijetojë.
Me rikthimin e turistëve dhe plazhit, në vendin tonë ditë pas dite shënohen humbje jete, ku jo më larg se dje një tjetër pushues u gjet i pajetë te Shkembi i Kavajës.