Një pushues është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Velipojës. Një 75 vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën.
Ai është nxjerrë i gjallë nga deti por nuk ka mundur të mbijetoje. Trupi i 75 vjeçarit po transportohet në morgun e spitalit të Shkodrës.
Mësohet se ai kishte disa ditë që po pushonte në plazhin e Velipojës, i shoqëruar dhe nga familjarët e tij.