Ndërtesa e Capitol Hill në ShBA është mbyllur për shkaqe sigurie.
Mbyllja është bërë për shkak se dy oficerë policie u goditën nga një makinë në barrikadën e ngritur në hyrje të ndërtesës në “Avenue Avenue”.
Pak pasi u goditën , oficerët u kundërpërgjigjën me armë dhe dërguan një alarm për stafin duke paralajmëruar një “kërcënim të jashtëm të sigurisë”. Incidenti vjen gati tre muaj pasi protestuesit pushtuan ndërtesën në një sulm të dhunshëm më 6 Janar.
Policia e Kapitolit ka njoftuar se ka arrestuar një person, ndërkohë që dy policët e plagosur ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
??A helicopter just landed on the east front of the Capitol. I’ve never seen anything like this before. ever. pic.twitter.com/LxV0mywRSe
— Jake Sherman (@JakeSherman) April 2, 2021