AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mbledhja e Bashës me aleatët, zbulohet kërkesa e 4 partive: Propozojnë një formulë të re për regjistrimin si koalicione në zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim aleatët, ku temë e diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore.

Burime për gazeatren e Fax News Jonada Zelka bëjnë me dije se PR, PAA, PBDNJ dhe PDK propozojnë një formule të re për regjistrimin si koalicione në zgjedhje.

Behet fjalë që 2 apo 3 parti  apo më shumë të mund të regjistrohen nën një sigël në mënyrë që të maksimizohet vota. Propozimi është ende në proces diskutimi.

Kujtojmë se kreu i PD-së ka pasur një ditë të ngjeshur me takime edhe me diplomatët e huaj. Pas takimit me amdasadoren, Basha u shpreh shumë entuziast duke thënë se shumë shpejt do të ketë zhvillime të reja.

“Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Denokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar.”- u shpreh Basha.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *