Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme mbërritjen e 7020 dozave të radhës të vaksinën Pfizer.
Kryeministri ndan një foto të dozave të vaksinës në Facebook, ku gjithashtu shkruan se Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë.
Postimi:
7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.
Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë.
(E.H/Faxweb.al)