AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mashtroi duke mbledhur para për tërmetin, arrestohet 49-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Policia e Durrësit, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit duke përfituar si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti i rënë më datë 26 nëntor, ka shtuar prezencën policore me uniformë dhe civile në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Si rezultat i investigimit në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *