Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot një grup ekspertësh ku po diskuton lidhur me masat e marra në vendin tonë kundër koronavirusit, që derimë tani ka shkaktuar 5 viktima në Italinë fqinje.
Basha ka mbledhur në takim eskpertë të mjekësisë, si dhe ish-deputetë me profesion mjekë, të cilët mund të ndajnë opinione për menaxhimin e situatës në vendin tonë.
Mes personave të pranishëm në takim janë: Halim Kosova, Tritan Shehu, Orjola Pampuri, Albana Vokshi, etj.
PD herë pas here ka ngritur akuza për menaxhimin që qeveria po i bën rriskut të koronavirusit, ndërkohë që ministrja Manastirliu u përgjigj sot nga mbledhja e task forcës, duke thënë se nuk mund të bëhet politikë me këtë çështje.