Ambasada amerikane u ka bërë apel qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangin zonat ku do mbahet manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars.
Me anë të një njoftimi shtetasve amerikane u kujtohet se në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë, ndaj u kërkohet qytetarëve amerikanë të jenë vigjilentë dhe të shmangin zonat ku do të mbahet tubimi.
“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars.
“Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e telefonit.