Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pak minuta para mesnate, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, si pasojë e së cilës ka ngelur i lënduar drejtuesi i një motori.
Burimet zyrtare kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45, kur mjeti me drejtues personin Xh. H., përplasi motoristin me iniciale M. M., 23 vjeç, që u dërgua në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Shtetit kanë mbëritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.