Është liruar nga detyra zënvendës ministrja e Financave Belinda Ikonomi.
Vendimi është miratuar në mblëedhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
“LIRIM NGA DETYRA: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendim.
Më herët Belinda Ikonomi ka qenë në krye të Drejtorisë së Doganave.